Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në Breaking diskutoi në lidhje me lajmet e fundit nga kronika.
Ai ngriti shqetësimin për lidhje të funksionarëve të policisë me kriminelë dhe ndihmën që ata kanë nga uniformat blu.
“Nuk mund të merret SPAK me të gjitha problematikat, sepse është e pamundur. Aq e madhe është shkalla e kriminalitetit, aq e madhe është shkalla e korrupsionit në këtë vend, sa nuk do mund të merret SPAK me të gjithë këto nivele të abuzimit.
Pak më parë kishte dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, që thoshte se ka 24 mjete që nuk gjenden, janë automjete të sekuestruara që kanë vlerë të konsiderushme.