Drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban aktualisht. Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se Veliu ka përgatitur dorëheqjen dhe më pas e ka dorëzuar te kryeministri Edi Rama.

Por mësohet se ky i fundit nuk e ka pranuar dorëheqjen e Veliut. Lajmet për dorëheqjen e Veliut nga kreu i AMP-së dolën ditën e sotme. Ende nuk janë të qarta arsyet se përse Veliu ka marrë këtë vendim, për karrierën e tij.

Ardi Veliu më parë ka mbajtur postin e Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës si dhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku dhe nga aty dha dorëheqjen.