Kryetari I Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike Xhemal Bushati ishte I ftuari I rradhës në emisionin “Tonight” në Star Plus Televizion ku foli rreth situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
I pyetur se pse zgjodhi që të merrte përsipër këtë post duke parë gjendjen në të cilen gjendet Partia Demokratike ai u shpreh se është njeriu I sfidave dhe që ka kontribuar gjithmonë për Partinë Demokratike pa marrë asgjë nga ajo, dhe përsëri vendosi ta marrë përsipër që të kontribojë për ta çuar PD më para. Bushati u shpreh se PD është në një proces riorganizimi tashmë dhe nuk mund të themi së është luftë brenda “shokësh” por luftë parimesh.