Pas një dite të mbushur me angazhime një vizitë në shkollën “Ndre Mjeda” ishte një frymëzim i veçantë.
Nxënës të talentuar, mësues të përkushtuar, mjedise shkollore të mbushura me histori dhe suksese ndër vite.

Pasionantë e tërë gjallëri, me talentin e entuziazmin e tyre, janë motivimi më i mirë për punë të pandalur e përpjekje për ta bërë Shkodrën, qytetin ku nis e ardhmja e tyre. Pashë nga afër mjediset e kësaj shkolle që ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim të infrastrukturës.

Dua t’i falenderoj për pritjen nxënësit, drejtoreshën e shkollës, znj. Nevila Zhabjaku, mësuesin, z. Fatbardh Dama dhe të gjithë stafin. Bashkë do të shohim çdo mundësi për t’i dhënë vëmendjen e duhur kësaj shkolle.