Ndërsa ekonomia botërore dukej se po hynte në fazën e rikuperimit dhe çmimet e naftës pas ngritjes në nivelin më të lartë në 9 muaj pësuan një zbritje të fortë me 15% këtë javë, konflikti në Izrael ndryshoi perspektivën, ndërsa tregjet reaguan me rritje.

Shqipëria është e varur direkt nga rajoni për importin e produkteve energjitike kryesisht nga Egjipti dhe Izraeli, ndërsa lufta mund të shkurtojë edhe furnizimin global duke sjellë ndikime për ekonominë tonë sipas ekspertëve.

“Rajoni është përgjegjës për 1/3 e prodhimit botëror të naftës dhe patjetër nëse nuk do të ektë ndonëj reagim nga OPEC patjetër do të kemi ccmiem të larta të naftë s që sapo kanë fillaur dhe kjo do të rrisë inflacioni gjë që do të detyrojë bankën qëndrore të rrisë koston e parasë për të mbajtur nën kontroll infalcionin dhe kjo pastaj do të prekë rritjen ekonomike”– tha eksperti i ekonomisë, Arben Malaj.

“Në këtë mesa to që duhet të dalin si detyra përtej se ccfarë paëm në konflitki ne aprë ku anfta që prodohhej në vend nuk e lehtësoi ndopak peshën e konsumti dhe ccmimeve. Duhen marrë masa për të mos lënë shteg për abzuime, për të forcuar sa më shumë integritetin ekonomik dhe të ndërmerren edhe veprime pararendëse për të shtuar siguritë e depozitave në vend në mënyrë që të përdoren më së miri nga vende të tilla që janë në prag lufte”- u shpreh Eduart Gjokutaj.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore të perspektivës ekonomike ajo shprehej se Shqipëria është mjaft e cënueshme nga goditjet e tregjeve të jashtme. Sipas ekspertëve, kjo u vërtetua edhe kur ndodhi agresioni rus në Ukrainë.

“Sepse ne kemi një nivel të deficit tregtar të lartë, rpa improtet janë dy herë më shumë se eksprotet madje eskprtoet kaën marrë dhe goditje nga rivelrësimi i monedhës kombëtare. Sa më të madhe ta kesh deficitin tregtar aq më shumë inflacioni i importuar vjen në ekonominë e vendeve tona“- vijoi Malaj.

“Duke qenë një ekonomi e bazuar mbi tregtinë dhe shërbime preket direkt nga kriza të tilla që varet nga vendet partnered he natyrshëm që këto nidkonë mbi kosot por edhe mbi ndërprerje furnizimesh në raste të caktuara“- u shpreh Gjokutaj.

Qeveria ka nisur edhe një partneritet të ngushtë së fundmi me qeverinë izraelite në fushën e sigurisë kibernetike, por edhe në projekte të tjera konkrete, të cilat tashmë mund të preken. Sa i përket tregtisë së jashtme me izraelin në 8 muajt e parë të vitit kemi rritur shkëmbimet me 8%, duke i dërguar në 2.45 miliardë lekë./ Top Channel