Një rregullore e re për “Caktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e bashkisë Shkodër” dhe Rregullorja “Për menaxhimin e mbetjeve urbane” është konsultuar me publikun në sallën e Këshillit bashkiak të Shkodrës.

Ka qënë kryetari i këshillit bashkiak Oltion Luli I cili në nisje të dëgjesës vlerësoi rëndësinë e këtyre dy rregulloreve që janë hartuar nga specialistët e bashkisë Shkodër…..sink Oltion Luli – Kryetar Këshilli Bashkiak Shkodër

Të pranishëm në këtë dëgjesë, qytetarë dhe anëtarë të këshillit bashkiak janë njohur me masat e reja që ka hartuar bashkia Shkodër për kundravajtjet të cilat do të dënohen me gjobë nga 5-20 mijë lek të reja, të ndara në kategori për qytetarët dhe bizneset.

Gjatë këtij takimi të pranishmit kanë shprehur edhe mendimet e tyre sa I takon rregullores e cila do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak.

Për mbetjet urbane në bazë të rregullores së re, është diskutuar edhe ndarja me fasha orare të depozitimit të mbetjeve urbane në qytetin urbane një skemë e cila pritet të përmirësojë cilësinë e shërbimit për pastrimin e mbetjeve urbane në qytetin e Shkodrës