Me 7 vota kundër dhe 2 pro, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar i ka rrëzuar dy ditë më parë Alfred Pezës 5 propozimet për drejtorë të disa sektorëve, mes tyre zëvëndësen Blerta Tafani, drejtoreshën 24 vjeçare të Emisioneve Bora Xhani apo edhe Drejtorin Juridik. Ky i fundit bashkë me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore Anila Agalliu kanë firmosur shkarkimet në masë të punonjësve.

Mbledhja e djeshme është shoqëruar me debate të shumta e refuzime nga ana e Këshillit të drejtuar nga Leka Bungo. Nisur nga një numër i madh dosjesh denoncimesh të depozituara nga punonjësit e shkarkuar në kundërshtim me Kodin e Punës, Këshilli ka miratuar rikthimin e tyre në punë. Këshilli doli në përfundim se shkarkimet ishin kolektive dhe kjo është një shkelje e rëndë e detyrës me dëm ekonomik për institucionin që mbahet me taksat e shqiptarëve.

Kjo ju la për detyrë Alfred Pezës që ta korigjojë dhe në mbledhjen e radhës ai duhet të njohë Këshillin me zbatimin e këtij vendimi. Në të kundërt Këshilli do të bëjë shkarkimin.
Rikthimi i punonjësve të shkarkuar nuk u pranua dje në mbledhje nga Alfred Peza ç’ka në mbledhjen e radhës pritet shkarkimi dhe hapja e garës për Drejtorin e ri që duhet të zëvendësojë Pezën në këtë mandat të shkurtër dhe i shoqëruar me shkelje ligjore dhe emërime të dyshimta.

Por kjo skemë e ndjekur nga Këshilli për ta nxjerrë në fillim në shkelje të rendë Drejtorin e shumëpërfolur dhe më pas të kërkojë shkarkimin, duket të ketë qenë e menduar.

Siç edhe Timoni.al e ka publikuar më herët, Dritan Hila po përgatitet për tu bërë Drejtor i ri i RTSH. Burime pranë zyrës së shtypit të Kryeministrit konfirmojnë për një takim që Hila ka bërë me Ramën në Kryeministri, mesditën e të enjtes.

Hila është parë të hyjë në kryeninistri ku ka qendruar për gati 30 minuta.

Burimi : Timoni.al