Policia bashkiake e Shkodrës ka nisur gjobitjen e individëve të papërgjegjshëm që po dëmtojnë pronën publike në territorin e bashkisë Shkodër.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 3 kundravajtje të tilla, të cilat janë gjobitur me vlerën e 10,000 lekëve të reja për dëmin e shkaktuar në pronën publike.
Bashkia Shkodër kërkon ndërgjegjësimin e të gjithë banorëve, duke i ftuar ata të mbrojnë pronën publike, investime të cilat janë realizuar me taksat e tyre.

Kërkoni përgjegjësi dhe bashkëpunoni për të bërë Shkodrën një qytet më të mirë për të gjithë!