Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me pasagjerë të shumtë ka rënë nga mbikalimi në Mestre dhe ka përfunduar mbi binarin hekurudhor. Autobusi pas përplasjes ka marrë flakë.
Kryebashkiaku Brugnaro thotë se ka të paktën 20 të vdekur dhe 40 të plagosur.
Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit. Zjarrfikësit dhe shumë ambulanca janë në vendngjarje.
Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.