Franko Burraj, kampioni kombëtar në 200 e 400 metra, rekordmen i Shqipërisë në vitet 2019-2023 dhe fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare, i ka arritur këto rezultate falë talentit e punës me trajnerin e Vllaznisë Bruno Rrotani.
Teksa dhjetra fëmijë e të rinj stërviten në ekipet zinxhir të Vllaznisë për atletike, nën kujdesin e trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafaj, Jetmir Jahaj, Franko ka një mesazh për të gjithë ne.
Besojini kampionit!