E nisim ditën me një lajm shumë të mirë!!!
Bashkëpunimi i ngushtë, që në nisje të punës si kryetar i bashkisë me qeverinë shqiptare dhe agjensitë e saj, po jep frytet e para.
Gjatë muajve të verës me kolegët në bashki kemi punuar për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm të projektit:
• Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit: Rikualifikim Urban i Bllokut “Europa” dhe Bllokut Bulevardi “Zogu I”
• Rikualifikim Urban i Bllokut “Europa”, 9 Pallate
• Rikualifikim Urban i Bllokut Bulevardi “Zogu I”, 46 Pallate.

Përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund 55 pallate do t’u nështrohen ndërhyrjeve të thella përmirësuese, në rrugët “Europa” dhe ” Zogu I” si akse hyrëse e dalëse në qytet.

Punimet që do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore përfshijnë:
✓ Punime për sistemimin e tarracës, përfshirë të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin
✓ Punime për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut
✓Punime për veshjen e fasadës me sistem kapot, përfshirë katet përdhe dhe xokolaturën me të gjitha punimet e nevojshme per suvatim, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje
✓Punime për sistemimin e linjave ekzistuese të rrymave të dobëta dhe të ulëta ajrore në fasadë
✓Punime për ndërtimin/rikonstruksionin e trotuarit perimetral dhe rikonstruksionin e shkallës hyrëse të pallatit
✓Punime për realizimin e pikturave murale në fasada specifike të përfshira, të gjitha punimet për konceptimin, dizajnin dhe realizimin e murales.

Ky projekt transformues për qytetin tonë do të nisë shumë shpejt ndaj dua të ftoj të gjithë banorët të jenë bashkëpunues për mbarëvajtjen e tij.
Kjo është një mundësi e mirë për secilin pallat që të ndërmarrë edhe veprime të tjera për të përmirësuar kushtet në hapësirat e përbashkëta. Bashkia do të jetë pranë jush për të ndihmuar në këto procese; administratorët e lagjeve janë në dispozicionin tuaj.
Punë të mira kemi përpara; na shkoftë mbarë!