Vazhdon numërimi i votave në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave nga KQZ, deri më tani kryeson kandidati socialist Albert Halilaj.

Në 45 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, Halilaj ka marrë 7211 vota ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Emri Vata ka 4278 vota. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 45.63%.

Qytetarët e Kukësit votuan ditën e djeshme, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat./Dosja.al