Një i ri u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe viktimë nga të shtënat ka mbetur 33-vjeçari Valter Fierza. Rrethanat e këtij krimi momentalisht nuk dihen.

Burime paraprake bëjnë të ditur se 33-vjeçari është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit. Mësohet se kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë.

Viktima nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Paraprakisht, dyshohet se sherri ka nisur në lokalin e fshatit duke çuar deri në këtë ngjarje tragjike.