Të dashur bashkëqytetarë,
Dua t’ju paraqes disa nga vendimet e rëndësishme që morëm sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër.
Kemi miratuar rialokimin e buxhetit me 1 milion euro, duke bërë të mundur shtimin e investimeve në ndërtimin e shkollës në fshatin Guci e Re, por edhe për të përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës për stafin e bashkisë dhe pajisjeve që do të përdoren për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Ndërmarrja e shërbimeve publike që ne po krijojmë është risi pasi deri tani çdo shërbim publik në bashki ka qenë i kontraktuar nga kompani private. Kam besim se do të krijojmë një model të suksesshëm që do të jetë më pranë qytetarëve duke synuar shërbimin në çdo ditë të vitit, kudo ata ndodhen.
Në kuadër të forcimit të kontrollit mbi territorin, ne po ndërtojmë një plan të qartë për përmirësimin e ndjeshëm cilësor e sasior të Policisë Bashkiake. Vendimi ynë për të blerë makina e biçikleta elektrike nuk synon vetëm përmirësimin e kushteve të punës për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve, por edhe i përgjigjet tërësisht vizionit tonë për Shkodrën e pastër e miqësore me mjedisin.
Sot të gjithë kemi rënë dakord që niveli i pagave në bashki ka penguar marrjen e specialistëve më të mirë e ka zbehur ndjeshëm jo vetëm performancën, por edhe dinjitetin e tyre. Ndaj duke miratuar nivelin e ri të pagave, kemi bërë hapin e parë në rrugën për ta forcuar stafin e bashkisë e për t’u krijuar atyre një hapësirë të denjë ku duhet të kontribuojnë.
Nga ana tjetër, po sot aprovuam shtesën që qeveria shqiptare na ka akorduar për buxhetin e vitit 2023, në vlerën e 600.000 eurove.
Ky fond do të përdoret për hartimim e projekteve për investime madhore në bashki. Është hera e parë që do të bëjmë kontrata kuadër për projektime, të cilët do të aksesojnë investimet e qeverisë dhe donatorëve. Jemi krejt të qartë që cilësia e projekteve që harton Bashkia duhet të jetë shumë më e mirë e konkuruese, e në 3 vitet në vijim do të punojmë fort edhe në këtë drejtim.
Faleminderit këshilltarëve për frymën bashkëpunuese dhe përcjelljen në këshill të shqetësimeve të komunitetit!
Punë të mbarë të gjithëve!
Miratimi i fondeve ne Keshillin Bashkiak / Benet Beci : Faleminderit këshilltarëve për frymën bashkëpunuese dhe përcjelljen në këshill të shqetësimeve të komunitetit!
Related Posts
Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës (VIDEO)
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave. Pas fjalës, Spiropali ia ka marrë valles së…
Apeli zbardh vendimin me 48 faqe, Paplekaj vrau “Pipin” në Elbasan, pasi u trondit nga fyerjet e ofendimet e tij
Gjykata e Apelit Tiranë ka zbardhur 48 faqet e vendimit penal kundër ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili në muajin Prill 2021 vrau me pistoletë militantin e Partisë Socialiste,…