Drejtori i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Tempull” për goditjen e rrjeteve kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike .

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit.

Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla

– 829 kg kanabsi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë

-61 kg heroinë

-5.2 kg drogë ekstazi

-Të ndaluar 1541 shtetas për shitje lëndësh narkotike

356 ambjente janë kontrolluar nga policia

214 masa sigurie janë ekzekutuar

19 persona janë arrestuar ne flagrancë

82 persona në kërkim

23 grupe kriminale janë goditur