Duke nisur nga kjo e premte dhe përgjatë fundjavës, punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër janë angazhuar për përmirësimin e sinjalistikës horizontale për këmbësorët përpara institucioneve shkollore.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri tha se ndërhyrja po bëhet kryesisht gjatë orëve të mbrëmjës për të mos penguar qarkullimin, ndërsa puna do të vijojë edhe përgjatë fundjavës në mënyrë që e hëna të jetë gati për të pritur nxënësit në çdo shkollë. Bashkia Shkodër është fituese e një projekti i cili pritet të nisë së shpejti për rikonstruksionin e 8 godinave arsimore.
Përmirësimi i infrasktrukturës ka përfunduar në rrugët pranë shkollave “Liria”, Medreseja, “Haxhi Sheh Shamia”, “Ali Laçej”, Shkollës së Mesme të Ndërtimit, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Mati Logoreci”, Shkollës së Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini” e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.