Lajm i mirë për Shkodrën: në mbledhjen e fundit të qeverisë miratuam KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR, TË NJË PJESE TË PASURIVE NË ZONËN KADASTRALE 8591, SHKODËR.
Një proces i gjatë, me përfshirjen e shumë institucioneve që tashmë është një hap më afër realizimit
Kërkesa për një terminal të mirëfilltë ka ardhur jo vetëm nga qytetarët shkodranë, por edhe nga turistë të shumtë që vendi ynë ka pasur gjatë këtij viti. Terminali është projektuar të ndërtohet në pjesën e unazës perëndimore të qytetit, si nyje lidhëse me pjesët e tjera. Në Shkodër janë 24 linja ndërqytetëse të licensuara dhe mesatarisht në një vit udhëtojnë rreth 3.4 mln udhëtarë. Ky terminal do të zgjidhë një herë e mirë situatën kaotike të transportit ndërqytetas, si dhe do t’i japë hov edhe transportit urban në qytet.
Shifrat paraprake të turizmit janë optimiste për qarkun, por vijnë paralel me një sfidë të madhe: krijimin dhe ruajtjen e një standardi europian përsa i takon lëvizshmërisë.
Një hap më afër!