Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi ditën e sotme librin e PD-së për shkeljet në zgjedhjet e 14 Majit. Përballë demokratëve, kreu i PD-së iu referua dosjes kriminale ‘Metamorfoza’, që sipas tij tregojn se strategjia e Edi Ramës hëngshin kokën e njëri tjetrit është bërë strategji i shtetit.

Sipas Berishës, Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës dhe për më tepër ishte duke vendosur edhe kryetarin e SPAK, prokurorin Edvin Kondili të cilin e ka korruptuar me paratë e kazinove të tij.

FJALA E BERISHËS:

I nderuar z. Meta, të nderuar z. Bylykbashi, Noka, Boçi, zonja Albana Vokshi, të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj. Sot ne jemi këtu në një akt të veçantë në 32 vite. Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar, librin e zi, kushtuar farsës elektorale të 14 maji 2023.

Pse libër i zi? Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere.

E lidh këtë sepse një e zezë tjetër e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja, varfëria e frikshme. Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësinë më të madhe se kudo dhe dy herë më të madhe se kudo. Shqipëria të themi të vërtetën, nëse lexon arkivën e krimit të këtij vendi, për tragjedinë më të madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.

Do të ju jap një sugjerim. I lexoni me qetësi dhe reflektim transkriptimet e dosjes ‘Metamorfoza’ që botojnë media. Çfarë tregojnë ato. Tregojnë se strategjia e Edi Ramës, ‘hëngshin kokën e njëri tjetrit’ është bërë strategjik e shtetit. Nuk ka më kufi mes vrasësit të paguar, dorasit, hjekësit dhe shtetit.
Do të ju jap vetëm një fragment. Pëllumb Gjoka i thotë Behar Bajrit: Pyete atë nëndrejtorin pse më arrestoi mua djalin e xhaxhait. E kishte fjalën për grupe. Pyete kush e nxiti. Behari i përgjigjet: Po po do ta pyes dhe do ta fus në borxh rëndë. Do të thotë se do ti japë 1 mln.
Nëse kthehemi tek direktiva e atij që është krim-ministër që thotë ‘kokat ti hanë njëri-tjetrit’ nëndrejtori i Policisë së Shkodrës nuk po bën asgjë tjetër veç se po zbaton direktivën kryeministrore, po krijon mundësinë që ata të vrasin njëri tjetrin.

Por ata janë me lista. Dhe në atë listë që do të lexoni, nuk janë më. Kush ishte Pëllumb Gjoka? Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë me Edi Ramën.
Tani do të ju them edhe një gjë. Pëllumb Gjoka po emëronte kryetarin e skapit. Po. Sepse Kondili që dërgoi dosjen e Bajrëve në Shkodër, bashkë me një tjetër, shpallën se këta nuk janë organizatë kriminale. Për Xhevahirin dihet, i çoi në Shkodër për ti liruar. Mori 1 mln euro. Po sa mori Kondili? E dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.

Kondilin të cilin badiguardi i Pëllumb Gjokës, sipas disa akuzave i rrinte mbrapa në kazino, për ti dhënë topat me euro, do të na dilte nga Edi Rama kryetar i skapit.
Ndaj them se kjo shoqëri, vegjeton, jeton, fle mbi krimin, zgjohet mbi krimin. Po pse të gjitha këto. Të gjitha këto kanë një raport fatal në themel dhe ky raport fatal është se krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Kurrë kjo nuk mund të ndodhte ndryshe.