Në shkollat ” Ndoc Mazi”, “Ismail Qemali”, “Shejnaze Juka” në qytet, e në shkollën 9-vjeçare të fshatit Vukatanë në Njësinë Administrative Gur i Zi, puna vazhdon për të sistemuar ndërtesat e oborret, teksa dita e parrë e vitit të ri shkollor po afron.
Drejtoria Ekonomike e Arsimit në Bashki po përpiqet të jetë kudo me ndërhyrje në mirëmbajtje hidraulike, elektrike, lyerje, riparime të dyerve e dritareve, pastrimin e oborrit.