Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj për të dekretuar. Mësohet se emrat e ministrave kanë shkuar pasditen e sotme dhe pritet që të marrin firmën e Presidentit Bajram Begaj, në mënyrë që fillojnë punën.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar:
Ministër i Financave-Ervin Mete
Ministër për punët e Jashtme-Igli Hasani
Ministër i Arsimit-Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë-Anila Denaj
Minsitre e Shëndetësisë-Albana Koçiu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen-Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor-Arbian Mazniku
Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, Rama prezantoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Nga ndryshimet e bëra u prekën 6 ministri, ndërkohë që Ministria për Standardet dhe Shërbimet u shkri komplet.