Behar Bajri u arrestua dy ditë më parë në Francë, pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet franceze në bashkëpunim me policinë shqiptare. Këtë të mërkurë në një reagim zyrtar autoritetet franceze bënë me dije se Bajri në kërkim nga Interpoli do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.
Por një tjetër detaj që është zbuluar nga autoritetet franceze është fakti Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë.
“Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare”, është ky mesazhi që autoritetet franceze i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore.