Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se konfliktet brenda partisë, rrezikojnë që ajo të shkrihet. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në ‘News24’, ai falenderoi çdo deputet që u bë pjesë e mbledhjes së djeshme. Po ashtu, ai shtoi se do kishte dëshirë që edhe deputeti Lulzim Basha të ishte pjesë e takimit.

“Ne nuk jemi fëmijë. Unë nuk ia diktoj mendimin tim zotit Basha apo cilido tjetër që ka mendim ndryshe nga ai i imi. Mund të mos gjejmë dhe dakordësi mes palëve.

PD është dobësuar nga konflikti, PD rrezikon realisht shkrirjen. Unë jam këtu për të ofruar zgjidhje. Do doja shumë që dhe Basha të ishte aty”