Një rast vjedhje është regjistruar në një dyqan optike në kryeqytet, ku një grua ka vjedhur një skelet syzesh.
Zonja, e cila shfaqet në video me pretendimin si një kliente që kishte dalë për të blerë syze optike, ‘rrëmbehet’ dhe teksa shitësja i shërben një klienti tjetër, merr ‘objektivin’ dhe e fut në çantë.
Pasi i fut syzet në çantë, zonja vijon bisedën me shitësen, sikur asgjë nuk ka ndodhur, ndërsa më pas i vjen në dyqan edhe bashkëshorti. Për më tepër shihni videon që ka ardhur në redaksinë e BalkanWeb.