Sot kujtojmë ditën e madhe të shenjtërimit të Nanë Terezës. Kjo asht një ditë e bekume për katolikët kudo që ndodhen në trevat shqiptare dhe mbarë botën.
Kanë kalu 7 vite qysh prej ditës kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë Nanë Terezën dhe 26 vite që kur ajo ndërroi jetë.
Uroj që 5 shtatori, kjo ditë e shenjtë, të nderohet gjithmonë si sot, nga tan njerëzimi që e don dhe vlerëson trashëgiminë e shenjtores ndër vite. Figura, puna dhe vepra e saj duhet të jenë modele frymëzimi për tan jetën dhe shembull për me ndihmu njerëzit sa ma shumë.
Siç ka thanë edhe Nanë Tereza, “Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”
I juaji,
Tom Doshi