Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i zbuloi ndryshimet në Qeveri në një dalje live për qytetarët dhe përballë ministrave. Këta të fundit e mësuan live lajmin se do të ‘shkarkoheshin’ nga detyra, apo se do të lëviznin në një institucion tjetër.
Sikurse dhe shihet në pamje, Anila Denaj u habit kur mësoi se do të rikthehej në qeveri si ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Po ashtu, ministrja Ogerta Manastirliu nuk reagoi aspak kur mësoi se do duhej të largohej nga posti i ministres së Shëndetësisë për atë të Arsimit.