Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Behar Bajrit në Francë. Balla shprehet se ky operacion është një pasqyrë e qartë e vullnetit për të goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Reagimi i Ballës

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese.

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpresh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.