“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Kjo shprehje e shenjtores shqiptare Nënë Tereza zë vend më së miri për Shkodrën tonë, që të gjithë ne bashkë t’i japim më të mirën!

Në 7 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, lutjet për të cilën vijnë nga çdo anë e globit, gjej rastin të vlerësoj kontributin e një shkodrani të mirë si Tonin Prela, i cili e ka mbajtur dhe ruajtur banesën ku jetoi në Shkodër Nënë Tereza.

Qytetaria shkodrane ka frymëzuar gjithmonë e është koha që institucionalisht të frymëzohemi e të kontribuojmë për vlerësimin e saj, ashtu siç i takon.