Një turist në pedonalen e Shkodrës ka mahnitur një qytetar me gjestin e tij finsik e tepër të veçantë.
Ky turist, ndryshe nga shumë të tjerë që i bien instrumentave muzikorë e këndojnë nëpër rrugica për të fituar para për veten e tyre, po mblidhte para për qentë e rrugës.
Në disa kartona pranë tij, turisti kishte shkruar se po mblidhte para për të ushqyer qentë e pastrehë.
Qytetari që e ka hasur në rrugë është bërë dëshmitar vërtetësisë së fjalëve të turistit.
Ai thotë se e ka parë vetë turistin duke blerë salçiçe nga një market dhe duke ushqyer qentë e pastrehë, që në shenjë gëzimi i rrinin anash duke tundur bishtin.