I është dhënë zgjidhje një problematike, që ekzistonte prej vitesh dhe që paraqiste rrezik për kalimtarët.
Nga shërbimet publike të Bashkisë është ndërhyrë sot për heqjen e xhamave që rrezikonin të binin nga fasada e një pallati në rrugën “Martin Camaj”, lagjja nr. 2.
Kanë qenë të shpeshta rastet e rënies së xhamave nga kjo fasadë, në disa raste edhe dëme në njerëz dhe rreziku që ekzistonte ishte kthyer në një makth për banorët dhe kalimtarët.