Rama, në fjalën e tij, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, deklaroi se të turistët e huaj në vendin tonë, kanë gjetur një siguri mbresëlënëse. Duke folur me shifra, Rama tha se ajo është përmirësuar çdo vit, ndërsa këtë vit ka regjistruar dhe shifrën më të ulët historike.
“Po, gjejnë edhe një siguri mbresëlënëse në këtë vend, që s’ka asnjë lidhje me legjendat e zymta për Shqipërinë e pasigurtë. Të habitur krejt, disa miq anglezë më çuan hartën e shtëpive të vjedhjeve në Europë, ku Shqipëria ishte në vendin e fundit, me shifrën më të ulët. Ndërsa, Britania e Madhe në vendin e parë me shifrën më të lartë. Dhe më e lezetshmja ishte se, kur kishin pyetur këta të paudhët tanë, i kishte thënë -“s’ke ça vjedh në shtëpitë e shqiptarëve, pasi nuk kanë as bukë për të ngrënë”, ndërsa kur kishin pyetur një kompetentë atje, u kishte thënë, -“Kanë ardhur shqiptarët prandaj po vidhen shtëpitë në Britani, më shumë se kudo tjetër në Europë”… Çe pyet…”, tha Rama
“S’po zgjatem me vrasjet, që jo vetëm kanë rënë përsëri në minimumin historik, siç ka ndodhur çdo vit të qeverisjes sonë, krahasuar me të mëpërashmen. Por, këtë vit deri më tani, si tetë mujor, kanë shënuar rënien më të lartë historike vit më vit, 40% viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulur të viktimave në tre dekada”, tha Rama.
“Por për mua, për ne që jemi mbledhur këtu, më e bukura e kësaj kohe lirie dhe përpjekje të pandërprerë, për ta futur përfundimisht Shqipërinë në hartën e Europës politike, ekonomike dhe turistike, është se edhe ata thuajse 1 milionë shqiptarë që na mbështesin ne me votë, bashkë me ata miliona të tjerë, që na mbështesin nga larg, por edhe atyre miliona të huaj që po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend, falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie, të bashkive tona, të qindra mijërave shqiptarëve që investojnë, punësojnë të tjerë në sipërmarrjet et yre, apo vetë-punësohen vetë në bizneset e tyre të vogla”, vijoi Rama.