Më tone të ashpra ka folur kreu i qeverisë Edi Rama sa i takon politikanëve të cilët kanë përdorur flamurin e PS-së për të kryer korrupsion. Kreu i qeverisë duke ju referuar fjalëve që të pak socialistëve që siç tha ai se thonë se ‘Rama të lëshon, Rama s’të mbron’, u shpreh se nuk mund ta përdorin flamurin e PS-së pëë ta përdorur si letër higjienikë e të fshijnë bajgat e korrupsionit.
‘A kam përgjegjësi morale në këtë mes? S’kanë faj që më pyesin për këtë! Ma dëgjoni se janë shumë pak ato socialistë që thonë Rama të lëshon Rama s’të mbron. Kam një përgjegjësi morale. Përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zmbrapsem, sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e meritojnë shqiptarë. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar! Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! JO JO JO. Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë.’- tha Rama.