Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ndyshimet në kabinetin qeveritar ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, pak minuta para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ka shkruar se do të paraqesë emrat për sekretariatin e ri ekzekutiv të partisë si dhe ndryshimet për kabinetin qeveritar.
Postimi i Plotë:
Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar Live edhe në këtë faqe