Vijon puna për sistemin e shkollave në pritje të vitit të ri shkollor nga Drejtoria Ekonomike Arsimore e Bashkisë Shkodër ka vijuar gjatë javës në disa shkolla të qytetit dhe Njësisë Administrative Dajç.
Është ndërhyrë në shkollat “Gjergj Laca” Pentar, “Shejnaze Juka” ,”Prenkë Jakova”, “Martin Camaj”, “Pjeter Gaci” e “Lucë Agraja” në Shirq. Janë kryer riparime hidraulike e elektrike, zëvendësim i pompave, riparim karrigesh e tavolinash, stukime, suvatime, lyerje, riparim i dyerve të drurit dhe dritareve të duraluminit, pastrim oborresh dhe prerje bari.
Puna për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit e mësuesit për një fillim sa më të mbarë do të vijojë gjatë gjithë javës në vazhdim.