Menjëherë pas publikimit të emrave të rinj të Ministrave dhe Sekretariatit nga ana e kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e opozitës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi i ka konsideruar të gjitha këto ndryshime si makiazh për fytyrën e kalbur të korrupsionit.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.