Mos u gënjeni! Ndryshimet në qeveri nuk janë për njerëzit. Ata i shërbejnë vetëm pushtetit korruptiv dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Shëndetësia nuk do të jetë më e mirë! Arsimi nuk do të jetë më cilësor! Sipërmarrja nuk do të konkurojë në një treg të lirë, pasi tenderat, lejet, licencat do vazhdojnë t’i marrin klientët e pushtetit. Nuk do të ketë asnjë ndryshim për mirë përsa kohë Edi Rama qëndron në krye të qeverisë.
Dhe diçka tjetër.
Vendi është në një situatë kritike dhe ne si opozitë kemi misionin për rikthimin e shpresës shqiptarëve. Uroj që ditë më të mira të vijnë pas takimit të nesërm të të gjithë deputetëve të opozitës. Por vini re!
Ndryshimet në qeveri dhe në parti tregojnë konfliktin e thellë mes klaneve në pushtet në qeveri dhe në parti. Prandaj, është thelbësor bashkimi dhe rifitimi i besimit të shqiptarëve për të ndryshuar sa më shpejt qeverisjen e vendit!
Comments are closed.