Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon nga prokuroria Speciale SPAK që të hetojë pasurinë e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pas fakteve të dala në dosjen e koncesionit të Sterilizimit.
Në vendimin që Ora News disponon, togat e Zeza argumentojnë se hetimi pasuror ndaj Beqajt duhet të behet për të kuptuar ndërhyrjet e tij në garë për të favorizuar kompaninë Sani Service e cila ka fituar tenderin me vlerë 100 mln euro dhe pronar Ilir Rrapaj.
E gjithë veprimtaria e paramenduar kriminale e planifikuar në detaje nga personat nën hetim, është bërë thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta shoqërore të personit nën hetim Ilir Rapaj me personin në hetim Klodian Rjepaj, si dhe për shkak të njohjeve personale të këtij shtetasi dhe shtetasit italian Umbro Staccini me ish Ministrin e Shëndetësisë z. llir Beqaj apo është rrjedhojë e përfitimit të parregullt që rrjedhë nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë. Për këtë nevojitet një hetim pasuror.
Orientimi për nisjen e hetimit pasuror ndaj Ish ministrit Beqaj, është pjesë e dosjes së sterilizimit që çoi në pranga ish zëvendës ministrin n e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe bisnesmenin Ilir Rrapaj
Ndërkohë 6 anëtarë të komisionit të oferta po hetohen në gjendje të lirë.
Krahas tyre, GJKKO sugjeroi SPAK që të shtrijë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Beqja, Atij të Financave Shkëlqim Cani dhe anëtarëve të Komisionit të Prokurimeve Publike, Gentian Këri, Spiro Kuro, Leonard Grashi dhe Hektor Balluku për shpërdorim detyre./Oranews