Fermerët shqiptare kanë mundur të rritin sasitë e prodhimit në vitet e fundit, ndonëse shpesh herë përballen me sfida sa i përket gjetjes se fuqisë punëtore apo edhe krizës se çmimeve të lëndëve, elemente thelbësore këto, për të mundësuar punimim e tokës bujqësore me kapacitet të plotë. Sfidë për fermerët mbetet gjithashtu edhe mungesa e tregut.

Eksperti i bujqësisë Agim Rrapaj thotë se “kjo mungesë tregu lidhet ngushtë me çmimin dhe mënyrën e organizimit. Mungesa e mekanizimit dhe mungesa e fuqisë punëtore, bëjnë që çmimet e fuqisë punëtore të rriten ndjeshëm, rendimenti nga mnungesae mekanizimit të ulet dhe kosotoja e prodhimit të rritet”.

Për ekspertin Rrapaj sfide mbetet edhe financimi i bujqësisë.

“Ne financojmë sektorin e bujqësisë dhe ekonominë e ushqimit më pak nga të gjitha vendet e rajonit” tha zoti Rapaj.

Për ekspertin e ekonomise Mateo Spaho, sfide tjetër është mungesa e fuqisë punëtore.

” Jemi në një situatë kur krahu i punës është në rënie. Dhe kjo për arsye të shumta. Të rinjtë kanë më pak shtysë për t’u marrë me bujqësinë dhe niveli i pagesave është mjaftë i ulët” thotë Spaho.

Ekspertët shprehen se për shkak të këtyre elementeve si dhe konjuktures se tregjeve ndërkombëtare, situata aktuale po përkthehet në më shumë të ardhura të cilat nuk i korrespondojnë sasisë së prodhimit bujqësor të eksportuar.