Një grup personash në rrethana ende të paqarta kanë goditur një punonjës policie dhe shokun e tij në Tiranë. Gjatë konfliktit efektivit i ra arma e shërbimit në tokë, e cila është gjendur në vendngjarje.
Punonjësi i policisë dhe personi tjetër i plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.
Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.
Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.