Mbrëmjen e kaluar, në media u raportua një plagosje e një personi. Zef Paloka, është 68-vjeçari i cili mbeti i plagosur me thikë në Vaun e Dejës.
I moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit, aty ku ishte vetëm.
Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.