Ish-kryeministri Fatos Nano i është përmirësuar gjendja shëndetësore në spital. Neës24 thekson se Nanos i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen. Po ashtu theksohet se rehabilitimi i Nanos është i ngadalshëm dhe i vështirë.
“Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, thuhet në njoftim.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen./Dosja.al