Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është një nga asetet më të rëndësishme të dokumentimit të historisë përmes fotografisë.

Ai mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë.

Muzeu i Fotografisë ofron sot për vizitorët ekspozita, programet e punëtorive etj.

Drejtor i Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni tregon se “këto ekspozita janë udhëtuese dhe të përkohshë të cilat i kemi 1 apo 3 herë në muaj“.

Një kënd i veçantë i muzeut është Biblioteka e tij.

“Është një nga hapësiart më të vizitueshmë dhe më të frekuentueshmë pasi një pjesë e vizitorëve shpenzojnë kohën dukë u informuar me historikun e muzeut. Vizituesit gjejne jo vetëm botime rreth muzeut por edhe për kulturën e artin“, tha ai.

Në dallim nga viti i shkuar, edhe numri i vizitorëve është rritur.

Kjo Fototekë, fillimisht si një sektor i Muzeut të qytetit, ishte nën kujdesin e Bashkisë Shkodër, por në vitin 2003 kalon nën administrimin e Ministrisë së Kulturës. Me 9 maj 2016, me koleksionet e Fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Gazetar: Mario Gjini

/RTSH/