Teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP 2”.
Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij reality show, duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë e BB VIP.
Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.
Por jo vetëm kaq, pasi Luizi gjithashtu është edhe mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, ku mjafton një postim i tij dhe e gjithë vëmendja është tek ai.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku artisti ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij një fotografi që është bërë shumë virale në rrjet. Në imazhin në fjalë, ai shfaqet me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni.
Teksa ka etiketuar që të dy në postimin e tij në “Instastory”, Luizi nuk ka lënë pas edhe kantautorin e njohur, Flori Mumajesi. E sigurisht vëmendje ka marrë edhe shkrimi që Ejlli ka lënë në foto: “Fourdots”.