Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, ne nje postim ne rrjetet sociale ka publikuar te dhena per aksionin e pastrimit ne Njesine Administrative Rrethina, ku ne dy dite jane pastruar 100 ton mbetje
POSTIMI
#ShkodërEPastër ☀️????
Për dy ditë me radhë është punuar për pastrimin e hotspoteve në Njësinë Administrative Rrethina, konkretisht: në dy pika në Golem, një pikë tek antenat në Shtoj të Ri, dy pika te vinoteka, dy pika në Hot të Ri, një pikë në Bardhaj te kisha, për herë të dytë, dhe një pikë në Dobraç.
Janë larguar kështu rreth 100 tonë mbetje të depozituara pa kriter për vite me radhë.
Puna do të vijojë në të gjithë territorin e Bashkia Shkodër