Gentian Ibro nuk është më kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Shkodër. Ndërsa dy ditë më parë u bë e ditur se ishte gjobitur me 400.000 nga IKMT- ja, mësohet se Ibro është liruar nga detyra në Bashkinë Shkodër.
Vendimi është depozituar në sektorin e Prortokollit të Bashkisë Shkodër, një ditë pasi u mësua se Ibro ishte gjobitur nga IKMT- ja në masën 400 mijë lekë.
Gentian Ibro, mbante prej 8 vitesh detyrën e Kryeinspektorit të IMT pranë Bashkisë Shkodër, ndërkohë që ky institucion jo pak herë ka qënë në dyert e prokurorisë dhe organeve të drejtësisë, si dhe një nga dikasteret që pritet ti nënshtrohet një reformimi të plotë nga administrate e re e Bashkisë Shkodër.