Është drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet prej një jave i shtruar në spital, bëjnë të ditur burime për Report Tv.
Mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit, informon gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Burime për Report Tv bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.