Gjatë këtyre ditëve, puna e Drejtorisë Ekonomike Arsimore pranë Bashkisë Shkodër është përqëndruar në shkollat: “Pjeter Gaci”, Shirq, “Martin Camaj”, “Gjergj Laca”, Pentar, “Oso Kuka” “Ndre Mjeda”, “Ndoc Mazi” dhe “Edith Durham”
Në ndërtesat e këtyre shkollave është punuar për lyerjen e klasave dhe tualeteve,
punime elektrike, hidraulike, riparime të dyerve dhe dritareve, bankave e karrigeve, si dhe riparime të pompave për furnizimin me ujë, pastrimin e oborreve dhe krasitjen e pemëve.
Puna vijon me synim përgatitjen e kushteteve sa më të mira për vitin e shkollor që do të nisë pas dy javësh në të gjithë institucionet arsimore parauniversitare.