Të dashur maturantë,
Ju ftojmë të regjistroheni në programet e studimit që tashmë keni përzgjedhur në fakultetet: Shkencat e Natyrës, Shkencat e Edukimit, Shkencat Shoqërore, Gjuhët e Huaja, Drejtësi dhe Ekonomik duke filluar nga data 29 gusht 2023 deri më 11 shtator 2023.
Dokumentacioni që nevojitet:
• kopje e dokumentit të identifikimit
• dy fotografi
• fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga QSHA;
• deklaratë e paraqitur në shtojcën nr.1
• formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 2
• mandat-pagesë të tarifës me vlerë prej 1600 lekë.