Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratave të Ramës në mbrojtje të koncesioneve korruptive në shëndetësi.
Spahia është shprehur se në vend që të dënonte një sistem që rëndon në shëndetin e shqiptarëve, shumë prej të cilëve e kanë paguar edhe me jetë kufizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale nga ky koncesion, dhe padyshim ka rënduar e vazhdon të rëndojë edhe në xhepat e tyre, Rama sot mbrojti në mënyrë të paskrupullt një zinxhir të tërë vjedhjeje dhe korrupsioni, që për vite të tëra kjo qeveri solli për shëndetësinë shqiptare.
POSTIMI
Në vend që të heshte, sot Kryeministri i bëri avokaturën më të mirë, mega skandalit të shëndetësisë me tenderat e sterilizimit.
Në vend që të dënonte një sistem që rëndon në shëndetin e shqiptarëve, shumë prej të cilëve e kanë paguar edhe me jetë kufizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale nga ky koncesion, dhe padyshim ka rënduar e vazhdon të rëndojë edhe në xhepat e tyre, Rama sot mbrojti në mënyrë të paskrupullt një zinxhir të tërë vjedhjeje dhe korrupsioni, që për vite të tëra kjo qeveri solli për shëndetësinë shqiptare.
Një presion i hapur ndaj drejtësisë, që ka vënë para përgjegjësisë një pjesë të zinxhirit korruptiv, por ka lënë jashtë ideatorët dhe përfituesit e vërtetë Beqja, Manastirliu dhe sigurisht edhe vetë Rama i cili duke qënë në qëndër e në dijeni të plotë të kësaj skeme abusive vendosi të bënte avokatin më të mirë mbrojtës për vjedhjen që kjo qeveri i ka bërë shqiptarëve nëpërmjet PPP-ve korruptive.
Mega skandali që drejtësia ka tashmë në hetim, është vetëm një pjesë e abuzimit që është bërë me shëndetësinë gjatë gjithë këtyre viteve, dhe këtë e pranojnë hapur edhe vetë ekspertët e fushës që me zë e figurë kanë pranuar se konçesionet e dhëna për sterilizimin në Shqipëri, ishin vetëm një skemë e mirëorganizuar për të grabitur taksat e shqiptarëve, ashtu siç ky Kryeministër di të bëjë…të vjedhë shqiptarët