Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në panelin e liderëve të forumit strategjik të Blerit. Ai ta se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen drejt Bashkimit Evropian dhe duhet të ndërmerren hapa konkrete për këtë të fundit. Po ashtu, Rama u shpreh se nuk beson se në vitin 2030, Shqipëria të jetë anëtarësuar në BE.

“Me këtë panel si autobus dhe unë jam optimist, është më mirë se një avion rus. Do të thoja me biseda të zemrës, jam i lumtur të shoh një lider që flet njësoj si në një darkë dhe në një forum. Faleminderit Charles, ishte fantastike kjo gjë. Jo se besoj se në 2030 ne do të jemi në BE por të pakten disa hapa do ishin mire.

Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.”