sambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet në datë 4 shtator, ora 16:30. Mbledhja do të mbahet në kompleksin “Xibraku” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë me gazetarët javën e kaluar nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri, por nuk dha shumë detaje. Ai njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet asambleja e PS dhe ato do të merreni disa vendime të rëndësishme.
“Duhet të prisni edhe pak ditë, sepse asambleja do të mblidhet pas pak ditë. Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë”.